Lidhje

Pakistan: Shtyhen zgjedhjet për në 18 shkurt


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf tha se një ekip nga autoriteti policor i Britanisë do të ndihmojë në hetimin e vrasjes së udhëheqëses së opozitës dhe ish kryeministres, Benazir Bhutto.

Në një fjalim drejtuar vendit, presidenti Musharraf tha se synon të krijojë një komision që do të sqaronte çdo konfuzion lidhur me rrethanat e atentatit kundër jetës së zonjës Butto. Ai e quajti vdekjen e zonjës Bhutto një tragjedi të madhe për Pakistanin dhe fajësoi për të terroristët.

Po sot, Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, tha se një ekip i komandës kundër terrorizmit të policisë britanike do të niset për në Pakistan para fundjavës.

Në fjalimin e tij, presidenti Musharaf mbështeti gjithashtu vendimin e sotëm të komisionit të zgjedhjeve për të shtyrë zgjedhjet parlamentare deri më 18 shkurt. Zoti Musharaf tha se zgjedhjet do të jenë të lira, të drejtë dhe paqësore. Ai tha se gjatë zgjedhjeve do të jetë e pranishme ushtria për të garantuar sigurinë.

Bashkëshorti i zonjës Butto, Asif Ali Zardari, foli sot vetëm pak minuta pas fjalimit të zotit Musharaf. Ai përsëriti qëndrimin e Partisë së Popullit të Pakistanit për të dënuar shtyrjen e zgjedhjeve, por tha se kjo parti do të marë pjesë. Zoti Zardari bëri gjithashtu thirrje që Kombet e Bashkuara të bëjnë hetime rreth vdekjes së gruas së tij. //rd//

XS
SM
MD
LG