Lidhje

2007a ndër vitet më vdekjeprurëse për gazetarët


Organizata Gazetarët pa Kufi, thotë se viti 2007 ishte ndër më vdekjeprurësit për gazetarët, me 86 korrespondentë të vrarë në detyrë, mbi gjysma e tyre në Irak.

Sipas organizatës me qendër në Paris, për krahasim, gjatë vitit 2002, vetëm 25 gazetarë humbën jetën në mbarë botën. Sipas saj, asnjë vend i vetëm nuk ka qënë më vdekjeprurës për gazetarët se sa Iraku, ku, që nga ndërhyrja e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara që rrëzoi Sadam Huseinin në viti 2003, kanë humbur jetën 207 punonjës të ndryshëm të mediave. Sipas një zëdhënësi të organizatës Gazetarët pa Kufi, raporti i fundit tregon se edhe vende të tjera, kryesisht Pakistani, me 6 gazetarë të vrarë, dhe Sri Lanka me tre, janë vende me rrezik të shtuar për gazetarët.

Para disa ditësh, një organizatë tjetër, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve me qendër në Bruksel, në raportin e saj për vitin 2007, vinte në dukje se gjatë 2007 humbën jetën 177 gazetarë. //rd//

XS
SM
MD
LG