Lidhje

Stuhitë e dëborës dhe akulli paralizojnë lëvizjen në Evropën Lindore


Një anije bullgare transporti me 11 anëtarë ekuipazhi është fundosur nga një stuhi e fuqishme në brigjet jugore të Rusisë. Autoritetet thonë se operacionet e shpëtimit vazhdojnë dhe se të paktën 3 marinarë kanë gjetur vdekjen.

Anija u fundos sot gjatë një stuhije të fuqishme që ka goditur rajonin. Agjencia ruse e lajmeve Interfax thotë se anije të tjera janë këshilluar të largohen nga Porti i Kavkazit për t’i shpëtuar uraganit që pritet më vonë.

Borë e dendur ka mbuluar shumë rajone të Evropës Lindore. Në Rumani dhe Bullgari autoritetet kanë mbyllur aeroportet për shkak të shtresës së borës që ka mbuluar pistat, ndërsa shumë makina në zona të larta malore janë bllokuar nga ngrirja e rrugëve në temperaturat e regjistruara në minus 15 gradë celcius.

Bora ka bllokuar edhe lëvizjet në pikat kufitare të kalimit dhe gazetat në Bullagari paralajmërojnë për një gjendje edhe më të rëndë me vazhdimin e reshjeve. //iç//

XS
SM
MD
LG