Lidhje

Tadiç: Serbia nuk do të hyjë më në luftra pa kuptim


Presidenti serb Boris Tadic thotë se nuk do t’i fusë kurrë më ushtarët serbë në ato që ai i cilëson “luftra pa kuptim”.

Presidenti Tadic i tha dje medias serbe se ushtria do të veprojë vetëm në bazë të ligjit të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Zoti Tadic tha se ekstremistët do të donin ta shihnin Serbinë në një luftë tjetër në Kosovë. Ai tha se një luftë e tillë do të sillte si rezultat vetëm humbjen e Kosovës dhe jetës së njerëzve dhe do ta izolonte Serbinë nga pjesa tjetër e botës.

Shumica shqiptare e Kosovës kërkon pavarësinë nga Serbia, ndërsa serbët dhe aleatët e tyre rusë janë kundër saj.

Negociatat katër muajshe mes dy palëve nuk sollën asnjë rezultat.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton nëse ta mbështesë kërkesën e Kosovës për pavarësi. //kk//

XS
SM
MD
LG