Lidhje

Koshtunica: BE-ja duhet të zgjedhë mes Serbinë dhe Kosovës


Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, thotë se Bashkimi Evropian duhet të zgjedhë nëse do të forcojë lidhjet me Serbinë ose të dërgojë një mision në Kosovë.

Vojisllav Koshtunica theksoi në një deklaratë se ministrat e jashtëm të BE-së duhet të vendosin në takimin e tyre të 28 janarit nëse të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti me një Serbi të pacënuar ose, siç u shpreh ai, të ndërhyjnë për t’i shkëputur Serbisë një pjesë të territorit të saj.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në takimin e nivelit të lartë muajin e kaluar, vendosën të dërgojnë një mision policor dhe të sigurisë në Kosovë. Misioni i parashikuar prej 1 mijë e 800 forcash do të zëvendësojë misionin e OKB-së në Kosovë.

Zoti Koshtunica tha se dërgimi i misionit do të anulonte marrëveshjen për stabilizim dhe asociim që zyrtarët serbë sigluan me zyrtarë të BE-së në nëntor.

Ligjvënësit serbë kohët e fundit bënë thirrje për të hedhur poshtë marrëveshjen me BE-në nëse ky bllok mbështet kërkesat e shumicës shqiptare për pavarësinë e Kosovës. //iç//

XS
SM
MD
LG