Lidhje

"Gazetarët pa kufij": Siria - vend problematik për lirinë e shtypit 


Aktivistë të të drejtave të njeriut thanë se shkrimtari dhe gazetari sirian Fajez Sara figuron i humbur pasi iu përgjigj fletëthirrjes së shërbimeve shtetërore të sigurisë.

Organizata "Gazetarët Pa Kufij" citoi sot gruan e zotit Sara të ketë thënë se ajo beson se ai është arrestuar. Zoti Sara punonte për disa gazeta arabe. Muajin e kaluar zoti Sara dhe kolegë të tij gazetarë morrën pjesë në një takim të partive opozitare ku u bë thirrje për ndryshime demokratike në Siri.

Autoritetet siriane kanë arrestuar disa anëtarë të grupit të njohur si Këshilli Kombëtar për Pavarësinë e Damaskut. Organizata "Gazetarët Pa Kufij" tha se tetë persona, përfshi zotin Sara janë burgosur.

Ky grup monitoron të drejtat e gazetarëve në botë. Në tetor, grupi e radhiti Sirinë si një nga vendet më problematike për lirinë e shtypit. Organizata thotë se Damasku vazhdon të shtypë të gjithë ata që vënë në pikëpyetje monopolin e pushtetit të partisë në fuqi.//lk

XS
SM
MD
LG