Lidhje

Pakistan: Mbërrin ekipi britanik për hetimin e vrasjes së zonjës Buto


Një grup ekspertësh kundër terrorizmit është në Pakistan për të ndihmuar qeverinë në hetimin për vrasjen e ish kryeministres Benazir Buto. Zyrtarët pakistanezë thanë se ekipi me pesë anëtarë nga policia britanike mbërriti sot në Islamabad.

Ekipi do të japë ekspertizë teknike dhe mjete të kriminalistikës. Presidenti pakistanez Pervez Musharraf i kërkoi policisë britanike ndihmë nga detati që rrethon vdekjen e zonjës Buto. Ajo u vra më 27 dhjetor gjatë një mitingu në Ravalpindi.

Zoti Musharaf tha dje se nuk është i kënaqur me hetimin. Ai mohoi gjithashtu akuzat se shërbimet të zbulimit ishin në përfshira në vrasje e saj. Hetimi zhvillohet ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të vendosë një mision monitorimi para zgjedhjeve parlamentare të 18 shkurtit.//lk

XS
SM
MD
LG