Lidhje

Demokrati Obama, republikani Hakëbi fitojnë në Ajova


Ish-Governatori i Arkansas Majk Hakëbi, një figurë praktikisht e panjohur deri para pak muajsh, ka fituar në garën presidenciale në procesin e emërimit të kandidatit republikan në Ajova, ndërsa senatori i Ilinoit Barak Obama, që synon të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara, ka fituar mes demokratëve.

Zoti Hakëbi doli në vend të parë duke lënë pas ish-guvernatorin e Masaçusetsit Mit Romni, megjithëse fushata e tij nuk kishte edhe aq shumë fonde. Ai u tha përkrahësve të tij në fjalimin e fitores se votimi i Ajovas vërteton se “njerëzit janë më të rëndësishëm sesa kuleta”. Ish-Senatori Fred Thompson i treti, pak përpara senatorit të Arizonës Xhon Mekein.

Fituesi i demokratëve, Senatori Obama u tha përkrahësve të tij se populli i Ajovas zgjodhi “shpresën përballë frikës, bashkimin përballë përçarjes” dhe përcolli mesazhin e tij për ndryshim. Ish-senatori John Edwards dukej se do të zinte vendin e dytë me një mbështetje të konsiderueshme, ndërsa me një diferencë fare të vogël Senatorja e New Yorkut Hillari Klinton, që ka kryesuar në sondazhe, doli e treta.

Senatori Obama synon të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe në Ajova ai përjetoi një ngritje të menjëherëshme, ku një numër rekord demokratësh dolën në natën e ftohtë të dimrit për të shprehur qëndrimin e tyre.

Zoti Obama la pas ish-Senatorin e Karolinës së Veriut Xhon Eduards dhe Senatoren e Nju Jorkut, Hillari Klinton e cila për një kohë të gjatë kryesoi në garën demokrate.

Senatori i Ilinoit falenderoi përkrahësit e tij në Ajova dhe tha se fitorja e tij ishte sinjal i etjes për ndryshim.

“Në radhët që zgjateshin përreth shkollave dhe kishave, në qytete të vogla dhe të mëdha, ju erdhët së bashku demokratë, republikanë dhe të pavarur për të treguar se jemi një vend, një popull dhe se koha për ndryshim ka ardhur”.

Në një rezultat zhgënjyes, Senatorja Klinton doli e treta, shumë pranë Xhon Eduardsit që zuri vendin e dytë.

“Një gjë është e qartë nga rezultet e sotme në Ajova: status quo-ja humbi, ndërsa ndryshimi fitoi”.

Rezultatet e demokratëve në Ajova përgatisin terrenin për garën e së martës në New Hampshire mes senatorëve Obama dhe Klinton, në zgjedhjet e para paraprake presidenciale. Atje, sipas anketave të dy ata kanë kryesuar, ndërsa zoti Eduards i ka pasuar.

Zonja Klinton u tha përkrahësve se do të vazhdojë të përpiqet me të gjitha forcat në New Hampshire dhe në pjesën tjetër të zgjedhjeve paraprake dhe konferencave të partive që pritet të zhvillohen.

"Sot ne po dërgojmë mesazhin e qartë se do të ketë ndryshim dhe ky ndryshim do të jetë ardhja e një presidenti demokrat në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009!”

Në betejën për emërimin e Partisë Republikane, ish-guvernatori i Arkansasë Mike Huckabee la pas lehtësisht ish-guvernatorin e Masaçusetsit Mitt Romney, duke arritur kulmin në një rrugëtim politik të mahnitshëm, gjatë të cilit nga një kandidat republikan i panjohur para disa muajsh, zoti Huckabee doli fitues në procesin e përzgjedhjes në Ajova.

“Politika amerikane ka nevojë për një ditë të re, ashtu si edhe qeveria amerikane. Dhe sot ajo fillon këtu në Ajova, por nuk përfundon këtu. Vazhdon përmes të gjitha shteteve të tjera dhe përfundon në Shtëpinë e Bardhë pas një viti”.

Fitorja e zotit Huckabee në Ajova ishte një zhgënjim i madh për ish-guvernatorin Romni, i cili shpenzoi më shumë kohë dhe fonde në Ajova sesa konkurrentët e tjerë republikanë.

Pas ish-Guvernatorëve Hakëbi dhe Romney në garën republikane u radhitën ish-senatori Fred Thompson i Tenesisë, Senatori Xhon Mekein i Arizonës dhe kongresmeni Ron Pol i Teksasit.

Zoti Mekein shpreson që reszultati i tij në Ajova t’ia shtojë shanset në New Hampshire, ku po fiton terren në sondazhe kundrejt zotit Romni që ka kryesuar atje anktetat për muaj me radhë.

Ajova është vetëm fillimi i garës së garës së vitit 2008 për Shtëpinë e Bardhë. Pas votimeve paraprake në New Hampshire të martën, fushata zhvendoset në Michigan, Nevada, Karolinën e Jugut dhe Florida.

Sezoni i zgjedhjeve paraprake presidenciale do të arrijë një pikë kulmore më 5 shkurt kur mbi 20 shtete do të mbajnë votime apo konferenca brenda partive.//kk//

XS
SM
MD
LG