Lidhje

Poloni: vazhdon debati rreth raketave mbrojtëse amerikane


Ministri i jashtëm polak Radoslav Sikorski thotë se Varshava ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me sistemin e planifikuar amerikan të mbrojtjes nga raketat për Poloninë.

Sikorski tha sot në një intervistë se Polonia nuk i trembet ndonjë kërcënimi nga Irani. Ai shtoi se vendi i tij gjithashtu synon të shmangë keqësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Por ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një aleat i rëndësishëm dhe kërkesa e tyre për ndihmë duhet marrë seriozisht.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë të dislokojnë 10 raketa interceptuese në Poloni dhe një sistem korrespondues radarësh në Republikën Çeke. Uashingtoni thotë se mburoja kundër raketave synon të mbrojë Europën ndaj sulmeve të mundshëm nga Irani.

Rusia e kundërshton me forcë këtë plan.

Zoti Sikorski tha se një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për dislokimin e interceptorëve do të kërkonte miratimin e Parlamentit.//IB

XS
SM
MD
LG