Lidhje

Kenia: Udhëheqësi i opozitës kërkon dorëheqjen e presidentit


Në Kenia, udhëheqësi i opozitës Raila Odinga thotë se presidenti Muai Kibaki është në atë post në mënyrë të paligjshme dhe se ai nuk do të negociojë me qeverinë derisa presidenti të japë dorëheqjen.

Zoti Odinga i bëri komentet sot për gazetarët në përgjigje të njoftimit të zotit Kibaki se është gati të formojë një qeveri të bashkimit kombëtar me opozitën në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës. Zoti Kibati u takua sot në Nairobi me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështjet afrikane, Xhendaji Frazer. Diplomati amerikan u takua po sot me zotin Odinga.

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë në dhunën që ka përfshirë vendin që nga zgjedhjet e debatueshme të javës së kaluar. Zoti Odinga akuzon presidentin për manipulimin e zgjedhjeve të 27 dhjetorit. //rd//

XS
SM
MD
LG