Lidhje

Mbreti i Spanjës, Huan Karlos feston 70 vjetorin e tij


Mbreti i Spanjës Huan Karlos mbushi sot 70 vjeç.

Anketat e fundit tregojnë se monarku gëzon ende mbështetjen e shumicës së spanjollëve pas 32 vitesh në fron. Popullariteti i tij u rrit pas ndihmës që ai dha në parandalimin e një grushti ushtarak shteti të së djathtës në vitin 1981. Shumë njerëz e vlerësojnë atë për forcimin e demokracisë në Spanjë.

Megjithatë, mbreti nuk është shumë popullor mes baskëve dhe katalonëve në rajonet veriore të vendit që kërkojnë ndarje.

Huan Karlos lindi në Itali dhe e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij jashtë vendit të tij. Në vitin 1948, diktatori spanjoll gjenerali Fransisko Franko e lejoi mbretin e ardhshëm, i cili atëherë ishte 10 vjeç, të kthehej në Spanjë për t’u shkolluar. Në vitin 1969 ai e emëroi atë si pasuesin e tij zyrtar.

Huan Karlos u bë kreu i shtetit pas vdekjes së gjeneralit Franko në vitin 1975. //rd

XS
SM
MD
LG