Lidhje

Kaliforni: vazhdon një stuhi e fuqishme për të dytën ditë me rradhë


Kalifornia pret të përballet me valën e dytë të stuhive të fuqishme të cilat dje lanë më shumë se 1 milionë njerëz pa energji elektrike në pjesën veriore të këtij shteti.

Stuhitë e fuqishme të Oqeanit Paqësor të cilat sollën erëra të forta rrëzuan pemë të cilët goditën makina dhe shtëpi, përmbysën kamionë në rrugët kryesore dhe detyruan anulimin e shumë fluturimeve.

Një ndër rajonet më të goditura ishte ai i maleve Sierra Nevada ku stuhia shkaktoi një ngricë arktike në majat e larta. Parashikuesit e motit thonë se në këtë rajon deri të dielën do të bien 2 deri në 3 metra dëborë. Metereologët thanë gjithashtu se stuhia mund të sjellë deri në 25 centimetra shi në disa pjesë të Kalifornisë Jugore.//IB

XS
SM
MD
LG