Lidhje

Gjeorgji: Raundi i dytë i votimeve presidenciale, më 19 janar


Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, mijëra përkrahës të opozitës protestuan kundër rezultateve paraprake të zgjedhjeve që tregonin se Mikhail Sakashvili kishte fituar me rezultat të ngushtë për një mandat të dytë presidencial.

Menjëherë pas përfundimit të protestës, rezultatet e reja zyrtare të votimeve tregonin se zoti Sakashvili kishte rënë nën pragun e nevojshëm prej 50 përqind për të shmangur balotazhin.

Raundi i dytë i votimeve do të zhvillohet më 19 janar, nëse do të jetë i nevojshëm. Udhëheqësit e opozitës thanë se votimet ishin manipuluar dhe se fushata parazgjedhore kishte qenë e pabarabartë.

I dërguari kryesor amerikan në rajon, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Matthew Bryza, u bëri thirrje gjeorgjianëve të respektojnë verdiktin e vëzhguesve perëndimorë të cilët thonë se zgjedhjet plotësonin pjesën më të madhe të standardeve të kërkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG