Lidhje

SHBA: Kandidatët përgatiten për zgjedhjet paraprake


Një anketë e re e opinionit tregon se kandidatët presidencialë republikanë Mitt Romney dhe John McCain kanë të njëjtën nivel mbështetjeje mes votuesve në Nju Hemshër, dy ditë para zgjedhjeve paraprake.

Një anketë tregon gjithashtu se senatorët demokratë Hillary Clinton dhe Barack Obama janë me pikë të barabarta - me zonja Clinton ka 31 përqind mbështetje ndërsa zoti Obama 30 përqind.

Kandidatët u shfaqën në programe televizive sot për të theksuar pikëpamjet që shfaqën në debatin e mbrëmshëm të zhvilluar në Nju Hempshër.

Zoti McCain, një oficer marine në pension tha se ishte i përfshirë në vendimin për të ndryshuar strategjinë e luftës në Irak dhe shtoi se shtimi i trupave ka ndryshuar rrjedhën e konfliktit.

Zoti Romney tha se plani i zotit McCain për reformën në imigracion i jep amnesti imigrantëve të paligjshëm. Zoti Edwards u përpoq ta vendoste veten në një nivel me zotin Obama i cili fitoi zgjedhjet paraprake në Ajova duke thënë se ata përfaqësojnë ndryshimin ndërsa zonja Klinton përfaqëson status kuonë. //rd//

XS
SM
MD
LG