Lidhje

Karriera e kengëtarit të hip hopit, T-Pain


Artisti i Hip-Hopit T-Pain është vetëm 22 vjeç dhe krijimtaria e tij muzikore është më e pasur se atyre artistëve që kanë një jetë që merren me fushën e muzikës. Ai është përzgjedhur për 5 çmime Grammy. T-PAIN kohët e fundit ka fituar çmimin e MTV Video si dhe është vlerësuar për muzikën e tij.

Suksesi i artistit T-Pain është i madh dhe po shtohet dita ditës. “Unë jam një njeri i thjeshtë. Mjaft njerëz më thonë se unë nuk e di se sa i famshëm jam”. Gjatë tre viteve të kaluara, T-Pin ka shkruar, interpretuar dhe prodhuar një numër të madh këngësh fituese në tregun muzikor, jo vetëm për vehten e tij, por dhe për shumë artistë të tjerë të muzikës R&B.

Muzika e tij është e një rryme që nuk mund të përcaktohet përfundimisht. “Kjo muzikë nuk ka një kuptim, Hip-Hop është një ndjenjë për mua. Ai është moment, modë, që ju mund të hyni në çdo moment që iu jepet”. Pavarësisht gjithë suksesit të tij, T-Pain nuk u prit mirë kur u shfaq për herë të parë në skenën e Hip-Hopit. T-Pain ARTIST “Ata më panë dhe nuk besuan tek unë, vetëm duke u nisuar nga paraqitja ime. Por kaloi kohë sa ata e kuptuan që isha në njëfarë mënyre inteligjent në muzikën time. Më ka shqetësuar fakti që njerëzit më kuptuan me dy vjet vonëse, por tani nuk ka më rëndësi.”. Dhe mes tyre që e kuptuan gjithsesi talentin e tij, ishin dhe emra të mëdhenj të kulturës Hip-Hop, si Kanye West, Chris Brown, dhe Michael Jackson, artistë që donin të bashkëpunonin me T-PAIN në projektet e tyre. “Ishte e mrekullueshme të takoje Michael Jackson. Ai moment ndriçoi gjithë jetën time.”. Por ai thotë se jeta nuk është kaq e lehtë sidomod kur rritesh në qytetin e Floridës. Prej andej është dhe emri i tij T-PAIN. “Gërma T është si fillimi i fjalës Tallahasse, prej nga jam.Fjala Pain, -dhimbje, tregon përpjekjet për t’u larguar nga Tallahasee.Njerëzit atje donin të përfitonin nga ty, nuk të respektonin, të nëvleftësonin, dhe të largohesh prej andej është dhimbje, ndaj emri im është T-Dhimbje”.

Ndonëse ai ka përjetuar dhimbje në periudha të rinisë së tij, muzika e tij iu ka sjellë gëzim mijëra adhuruesve të tij. Albumi i tij i ri titullohet “ Epiphany”. “Kam përjetuar përvoja të ndryshme në periudhën mes dy albumeve të mija. Disa miq të mijë u vranë si pasojë e dhunës dhe bandave të rrugëve. Kjo më bëri që jetën dhe muzikën time t’a shihja nën një dritë tjetër”. T-PAIN quhet i parakohshëm, si një njeri që rend para epokës së tij- emra që e mërzisin dhe acarojnë atë vetë. Por me çfarëdo epiteti që të quhet, T-PAIN është një 22 vjeçar i cili ka kryer një udhë të gjatë në një kohë të shkurtër; një artist karriera e të cilit është krejtësisht e realizuar pavarësisht moshës së tij. //RD//

XS
SM
MD
LG