Lidhje

Irak: Shpërthimi vetëvrasës shkakton 11 të vdekur


Policia irakiane tha se sot në Bagdat një vetvrasës aktivizoi lëndën shpërthyese pranë një grupi ushtarësh irakianë dhe civilësh që festonin Ditën e Ushtrisë. Sulmi shkaktoi 11 të vdekur dhe 17 të plagosur.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ndodhi kur ushtarët po festonin në lagjen Karada. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se dy ushtarë irakianë u hodhën mbi sulmuesin para shpërthimit duke i zvogëluar disi pasojat. Dita e Ushtrisë është një festë zyrtare që shënon përvjetorin e krijimit të ushtrisë në vitin 1921 me parada dhe ceremoni të tjera.

Në një incident tjetër në kryeqytet po sot, policia tha se të paktën tre persona u vranë dhe 11 u plagosën nga shpërthimi i një makine pranë një restoranti në distriktin Kahira. //rd//

XS
SM
MD
LG