Lidhje

Bush: Gjatë turneun në Lindjen e Mesme do të diskutojë çështjen e Iranit


Presidenti Bush tha se gjatë turneut që fillon të martën në Lindjen e Mesme do të diskutojë mbi planet për t’ju kundërvënë Iranit si dhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Zoti Bush nuk ka dhënë hollësi rreth çështjes iraniane në turneun e tij por tha se po punon për një plan që synon t’u kundërvihet atyre që ai i quajti ambicje agresive të Iranit dhe të garantojë udhëheqësit arabë se angazhimi amerikan për sigurinë rajonale është i fuqishëm. Irani e ka kritikuar turneun e zotit Bush në Izrael dhe në pesë vende arabe.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha sot se zoti Bush po ndërhyn në punët e rajonit por nuk ka arritur të izolojë Iranin. Presidenti Bush u tha gazetarëve izraelitë javën e kaluar se nuk beson se një sulm iranian ndaj Izraelit është i pashmangshëm por se Irani vazhdon të jetë një kërcënim. //rd//

XS
SM
MD
LG