Lidhje

Kosovë: Nënshkruhet marrëveshja për formimin e qeverisë së koalicionit


Udhëheqësit e dy partive kryesore në Kosovë nënshkruan marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit, që pritet të drejtojë vendin drejt shpalljes së pavarësisë.

Qeveria do të kryesohet nga ish drejtuesi i UÇK-së, Hashim Thaçi pasi partia e tij fitoi shumicën e vendeve në parlament. Partia Demokratike e Kosovës do të qeverisë në koalicion me Lidhjen Demokratike.

Të dyja partitë janë angazhuar për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Serbia i ka ofruar Kosovës autonomi të zgjeruar. Muaj të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga komuniteti ndërkombëtar përfunduan në nëntor pa sukses. Rusia mbështet Serbinë dhe ka kërcënuar t’i verë veton çdo rezolute të Këshillit të Sigurimit që njeh pavarësinë e Kosovës. //ad//

XS
SM
MD
LG