Lidhje

Princi Uilliam fillon stërvitjen për pilot luftarak i forcave britanike


Princi Uilliam i Britanisë, personi i dytë në radhë për të marrë fronin e vendit, filloi 4 muaj stërvitje si pilot me forcat ajrore të mbretërisë.

Princi 25 vjeçar, i cili ka shërbyer në ushtri pasi u diplomua nga akademia ushtaraka Sandhurst e Britanisë, do të stërvitet si pilot helikopteri dhe aeroplani luftarak dhe do të njihet si oficeri i fluturimit Uilliam Uells.

Pasi të përfundojë stërvitjen në forcat ajrore, princi Uilliam pritet të shërbejë disa muaj në marinën mbretërore. Ai po ndjek shembullin e babait të tij, princit Çarls, i cili ka shërbyer në të gjitha degët e ushtrisë britanike në përgatitje për rolin e tij të ardhshëm si komandant i forcave të armatosura të vendit. //ad//

XS
SM
MD
LG