Lidhje

Së shpejti botohet libri i Benazir Butos


Një shtëpi botuese thotë se një libër i shkruar nga ish-kryeministrja pakistaneze Benazir Buto para vrasjes së saj, do të dalë nga shtypi muajin e ardhshëm.

Shtëpia Botuese Harper Kollins tha sot se do të botojë librin e titulluar “Pajtimi: Islamizmi, Demokracia dhe Perëndimi”, më 12 shkurt, disa javë para planit. Në libër thuhet se botimi së shpjeti i librit ka mbështetjen e plotë të familjes së zonjës Buto dhe këshilltarëve të tyre.

Zonja Buto e përfundoi së shkruari librin disa ditë para se të vritej, më 27 dhjetor, në një sulm vetëvrasës me bombë dhe me të shtëna armësh në një miting zgjedhor në qytetin e Raualpindit.

Në libër, thotë botuesi, zonja Buto bën thirrje për pajtimin e Islamit me parimet demokratike, pavarësisht nga kundërshtimi i ekstremistëve. Një nga redaktorër kryesorë të Shtëpisë Botuese Harper Kollins thotë se vdekja e zonjës Buto i bën më të fuqishme fjalët e saj të shprehura në libër. Ai e përshkruan librin e zonjës Buto si “trashëgimia” e saj.//lk

XS
SM
MD
LG