Lidhje

Hill: Korea e Veriut nuk ka deklaruar plotësisht programin bërthamor


Kryenegociatori amerikan për armët bërthamore të Koresë së Veriut, Christopher Hill, thotë se qeveria e Fenianit nuk ka deklaruar plotësisht të gjithë programin e saj bërthamor. Zoti Hill u takua me homologun e tij japonez, Kenichiro Sasae në Tokjo sot dhe tha se çdo deklaratë e Koresë së Veriut duhet të jetë e plotë dhe korrekte. Ai tha se Koreja e Veriut nuk duhet të deklarojë 90 përqind të prgramit të saj por 100 përqind të tij.

Zoti Hill tha se informacioni që ka dhënë deri tani Feniani nuk i përfshin të gjitha programet e tij bërthamore dhe as gjithë objektet që shfrytëzohen për qëllime bërthamore.

Koreja e Veriut ka afat deri në 31 dhjetor 2008 që të mbyllë objekjet e saj kryesore bërthamore dhe të deklarojë plotësisht programet e saj në kuadër të marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut, Japoninë, Kinën dhe Rusinë. Feniani tha të premten se e kishte paraqitur informacionin e tij të plotë në muajin nëntor.

Qeveria e Koresë së Veriut tha gjithashtu se nuk po merr ndihmë me shpejtësinë e premtuar dhe deklaroi se ritmi i mbyllses së objekteve të saj bërthamore do të ecë në përputhje me të. //ad//

XS
SM
MD
LG