Lidhje

Provokacion detar i Iranit ndaj anijeve të marinës amerikane


Zyrtarët amerikanë thonë se 5 anije ushtarake iraniane provokuan tri anije të marrinës amerikane në Ngushticën strategjike të Hormuzit dje. Zyrtarët e Pentagonit thanë sot se anijet amerikane ishin gati të hapnin zjarr pasi motorskafë iranianë vepruan me agresivitet, duke iu afruar anijeve amerikane, para se të largoheshin pasi lëshuan në ujë disa kuti.

Zyrtarët amerikanë thanë se iranianët përdorën valë të lira të radios për të paralajmëruar anijet amerikane se do të hidheshin në erë brenda disa minutash. Një zëdhënës i Pentagonit tha se anijet amerikane morrën masa për t’iu shmangur anijeve iraniane. Shtëpia e Bardhë e quajti incidentin “provokues” dhe paralajmëroi Teheranin që të mos angazhohet në akte të tilla që mund të çojnë në “incidente të rrezikëshme në të ardhmen”.

Ministria e Jashtme e Iranit e quajti konfrontimin si një gabim të zakonshëm të paqëllimshëm. Një zëdhënës i kësaj ministrie tha se incidente të tilla janë zgjidhur pasi të dy palët kanë njohur njera tjetrën. //ad//

XS
SM
MD
LG