Lidhje

Italia dhe Spanja mbështesin masa më të rrepta imigracioni


Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se kryeministrat e Italisë dhe të Spanjës kanë sugjeruar një politikë mbarë rajonale për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm nga vendet e tyre.

Zoti Sarkozi, partizan i idesë për reforma në imigracion i bëri këto komentet sot, në një konferencë shtypi në Paris. Ai u tha gazetarëve se si Spanja, edhe Italia, gjatë muajit të kaluar kanë sugjeruar të ketë një politikë të përbashkët për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm dhe shtoi se ai e mirëpret përparimin e ideve të tij në Evropë.

Udhëheqësi francez, po ashtu i doli në mbrojtje vendimit të kohëve të fundit për nënshkrimin e marrëveshjeve shumë-miliardë dollarëshe të tregtisë dhe investimeve me udhëheqësin libian Moamar Kadafi.

Ndër tema të tjera, zoti Sarkozi tha se qeveria e tij do t’i ndalojë fondet për versionin në anglisht të kanalit televiziv shtetëror 24-orësh “France 24”. Ai tha se nuk është i përgatitur për ta mbështetur këtë program që nuk jepet në frengjisht.

Aktualisht, “France 24” transmeton në frengjisht, në anglisht dhe në arabisht. (ze)

XS
SM
MD
LG