Lidhje

Jeremiç: Serbia shpreson të nënshkruajë marrëveshjen me BE


Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç tha se Beogradi shpreson të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme për ndihmën dhe tregtinë me Bashkimin Europian.

Zoti Jeremiç u takua dje në Bruksel me shefin e politikës së jashtëme të BE-së Havier Solana. Pas takimit, ai u tha gazetarëve se Serbia shpreson të jetë në gjendje ta nënshkruajë marrëveshjen më 28 janar.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, Serbisë i duhet të bindë të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian se ajo ka bërë gjithçka të mundur për të të sjellë para drejtësisë të gjithë personat e akuzuar për krime lufte.

Sllovenia, vendi që aktualisht mban kryesinë e radhës të Bashkimit, thotë se e mbështet nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë.

Por Belgjika dhe Holanda duan që marrëveshja të mos nënshkruhet deri sa Beogradi të dorëzojë dy personat kryesorë të dyshuar për krime lufte, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.//ii

XS
SM
MD
LG