Lidhje

Britania mbështet një gjeneratë të re centralesh bërthamore


Qeveria britanike ka deklaruar mbështetjen e saj për një gjeneratë të re centralesh bërthamore, duke e cilësuar energjinë bërthamore një burim të pastër energjie që do të ndihmojë vendin të pakësojë çlirimin e gazeve karbonike.

Ministri i Biznesit John Hutton u tha sot ligjvënësve se centralet e reja bërthamore duhet të luajnë rol në burimet energjetike që do të shfrytëzohen në të ardhmen. Ai e cilësoi energjinë bërthamore një burim të sigurtë dhe të provuar energjetik.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace e kritikoi menjëherë këtë politikë shtetërore. Drejtori i projektit energjetik të kësaj organizate Jan Beranek i tha Zërit të Amerikës se energjia bërthamore nuk do të zgjidhë problemin e ndotjes.

Deri në vitin 2003 Britania e konsideronte energjinë bërthamore si një alternativë pa interes ekonomik. Por që nga ajo kohë analistët thonë se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit si dhe angazhimet për pakësimin e gazeve të çliruara e kanë bërë më të leverdisshëm shfrytëzimin e energjisë atomike.

Ekspertët thonë se i pari ndër centralet e reja bërthamore mund të futet në prodhim para vitit 2020. //iç//

XS
SM
MD
LG