Lidhje

Presidenti Bush vazhdon vizitën në Lindjen e Mesme


Presidenti amerikan, George Bush, ka bërë thirrje që Izraeli t’i japë fund teritoreve të pushtuara në vitin 1967 dhe izraelitët dhe palestinezët të marrin vendime të vështira që janë të nevojshme për një marrëveshje paqeje.

Pas dy ditë bisedimesh me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë, shprehu sot besimin se të dy palët janë të vendosura të arrijnë një marrëveshje për ekzistencën e dy shteve krah për krah njeri tjetrit, në paqe dhe siguri.

Ai tha se bisedimet e paqes duhet të garantojnë se kufijtë e Izraelit janë të sigurt, të njohur dhe të mbrojtur, dhe se shteti palestinez është i fortë dhe sovran.

Zoti Bush tha gjithashtu se krijimi i një shteti palestinez do t’i shërbente stabilitetit në rajon.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës në luftën gjashtë ditëshe të vitit 1967. Presidenti Bush vuri në dukje se e ardhmja e Jerusalemit është një “çështje e vështirë”, sepse të dy palët e pretendojnë që ai të jetë kryeqyteti i vendit. (ze)

XS
SM
MD
LG