Lidhje

Policia sekuestron dokumenta udhëtimi nga familja e Karaxhiçit


Policia serbe e Bosnjes thotë se ka sekuestruar dokumenta udhëtimi nga familja e personit më të kërkuar në Bosnje-Hercegovinë, të akuzuarit për krime lufte, Radovan Karaxhiç.

Gjykata e Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka ngritur akuza ndaj ish-udhëheqësit serb të Bosnjes për gjenocid dhe akte të tjera penale. Familja e tij dyshohet se e ka ndihmuar atë për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet.

Zyrtarët e policisë thonë se e shoqja e tij, Liljana, si dhe vajza dhe bashkëshorti i saj kanë dorëzuar pasaportat dhe dokumentat e identifikimit sot në një rajon policie në lindje të Sarajevës.

Akuzat për gjenocid kundër Karaxhiçit dhe ish-komandantit të tij ushtarak Ratko Mlladiç, kanë lidhje me rolin që ata kanë luajtur në masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, ku afro 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë.

Dy të akuzuarit i kanë shpëtuar kapjes për 11 vjet dhe zyrtarët e NATO-s thonë se ata kanë marrë para dhe ndihmë nga një rrjet përkrahësish. (ze)

XS
SM
MD
LG