Lidhje

SHBA: Senatori Keri mbështet senatorin Barak Obama në garën për president


Senatori amerikan, John Kerry, i cili ishte kanditati i Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të 2004, ka mbështetur Senatorin Barak Obama për president.

Zoti e Kerry e shpalli vendimin e tij sot në një miting në Karolinën e Jugut. Ky zhvillim vjen vetëm dy javë para zgjedhjeve paraprake në këtë shtet.

Ish senatori nga Karolina e Veriut, John Edwards që po ashtu është në garën presidenciale, ishte kandidati i caktuar nga zoti Kerry për nënpresident.

Ndërkaq, guvernatori i New Mexicos, Bill Richardson, u tërhoq nga kandidimi presidencial, pasi mori vetëm 5 përqind të votave në zgjedhjet paraprake të së martës në New Hampshire. Ai fitoi vetëm 2 përqind të votave në zgjedhjen e javës së kaluar në Iowa.

Guvernatori Richardson ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB dhe sekretar i energjisë gjatë administratës së Presidentit Clinton. Ai ishte gjithashtu i vetmi kandidat hispanik mes demokratëve. (ze)

XS
SM
MD
LG