Lidhje

Kanerva: Traktati për Forcat Konvencionale në Evropë i shërben sigurisë në kontinent


Ministri i Jashtëm i Finlandës, Ilka Kanerva, thotë se mosmarrëveshja rreth Traktatit për Forcat Konvencionale në Evropë paraqet një rrezik serioz për sigurinë e kontinentit.

Zoti Kanerva, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të OSBE-së, bëri thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me dialog. Komentet ai i bëri gjatë takimit të këshillit të përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Traktit i vitit 1990, vendos kufij për armët e rënda konvencionale që mund të dislokojnë vendet e Natos dhe ato të ish Traktatit të Varshavës. Traktati u ndryshua në vitin 1999, për të pasqyruar ndryshimet pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik.

Muajin e kaluar Rusia u tërhoq nga traktati, duke nxjerrë si argument mos-ratifikimin e tij nga vendet e Natos. Vendet e Natos e shtynë ratifikimin e traktatit në pritje të tërheqjes së trupave ruse nga Gjerogjia dhe Moldavia.

Zoti Kanerva po ashtu u bëri thirrje gjithë vendeve anëtare bashkëpunojnë me vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet. //iç//

XS
SM
MD
LG