Lidhje

Reagime në Maqedoni dhe Shqipëri ndaj regjimit të ri maqedon të vizave


Vendimi i qeverisë së Maqedonisë për një regjim më të ashpër të vizave për shtetasit shqiptarë ka nxitur reagime në Maqedoni. Partitë shqiptare atje thonë se qeveria e Maqedonisë po e bën këtë hap para pavarësisë së Kosovës në mënyrë që edhe shtetasve të Kosovës t'u vërë regjimin e vizave.

Megjithatë, pas reagimeve të ashpra në Shkup po bëhen vlerësime për liberalizimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, Ministria e Jashtme e Maqedonisë paralajmëron dhënien e vizave nga gjashtë në dymbëshjetë muaj për shtetasit shqiptarë. Kryeminisrti maqeonas Nikolla Gruevski pritet së shpejti të shkojë në Tiranë për t'u takuar me kryeminisrtin Berisha ku pritet të gjindet një zgjidhje e këtij problemi.

Ndërkohë sot në Shkup për vizitë ishte ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, i cili bëri komente mbi regjimin e vizave të vënë nga qeveria maqedonase. Ministrja maqedonase e Ekonomisë, Vera Rafajllvska, tha se vendimi mbi regjimin e vizave është në përputhje me detyrimet që ka Maqedonia ndaj Bashkimit Evropian. Ajo tha megjithatë se duhet të lehtësohet qarkullimi i shpejtë dhe i lirë i mallrave dhe njerëzve. Ministrja maqedonase nuk mund ta vlerësojë ndikimin që do të ketë ky vendim ndaj ekonomisë së Maqedonisë, por ajo tha se marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve funksionojnë.

Ministria e jashtme shqiptare reagoi sot sërish lidhur me regjimin e ri të vizave të vendosur nga Maqedonia për shtetasit shqiptarë. Në deklaratën e ministrisë së jashtme thuhet se qeveria shqiptare "ka synuar dhe synon lehtësimin e procedutrave, zgjerimin e hapësirave të komunikimit deri në liberalizimin e plotë të qarkullimit".

Deklarata kujton se që prej 2006 qeveria shqiptare aplikon një regjim tërësisht të liberalizuar dhe se në 2007 mori vendim që të ulë në një euro tarifën e hyrjes në Shqipëri për të gjithë shtetasit maqedonas. Sipas ministrisë shqiptare detyrimet që vijnë nga proceset e integrimit "në asnjë rrethanë nuk duhet të lejohet që të shkaktojnë ngushtimin e hapësirave komunikuese dy palëshe, shtimin artificial të barrierave apo rikthim në masa që i përkasin të shkuarës".

Një ditë më parë ministria e jashtme thirri për këtë cështje edhe mabasadoren e Maqedonisë në Tiranë. Ndaj vendimit të Shkupit kanë reaguar ashpër përfaqësuesit e partive politike e vecanërisht ato të opozitës. //ad//

XS
SM
MD
LG