Lidhje

Rumania mbështet përpjekjet e Shqiperisë për antarësim në NATO


Presidenti i Rumanisë Traian Basescu tha se vendi i tij e mbështet anëtarësimin në NATO, të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë. Zoti Basescu i bëri komentet sot, gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jaap De Hoop Sckefer në Bukuresht.

Takimi i tyre është në kuadër të përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të NATO-s, që do të mbahet në muajin prill në kryeqytetin rumun. Presidenti Basescu tha se në takimin e nivelit të lartë do të përfshihet dhe zgjerimi i NATO-s, si dhe planet për të ndërtuar marrëdhënie më të afërta mes Aleancës Atlantike dhe Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Agjensia shtetërore rumune e lajmeve, njoftoi se zoti Basescu tha se pjesëmarrësit në këtë takim, gjithashtu do të diskutojnë për Afganistanin, problemet e energjisë si dhe përpjekjet për të ruajtur sigurinë në rajonin e Detit të Zi. //ad//

XS
SM
MD
LG