Lidhje

Serbia ndalon vëzhgues amerikanë e britanikë në zgjedhjet presidenciale


Komisioni zgjedhor i Serbisë ka votuar për të ndaluar vëzhguesit amerikanë dhe britanikë të ndjekin zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në atë vend nga fundi i këtij muaji.

Zyrtarët serbë thanë sot se komisioni votoi që të lejojë 26 vëshzues nga Rusia dhe nga Organziata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë për të ndjekur zgjedhjet e 20 janarit. Por votimi për të miratuar ose jo pranimin në vend të vëzhguesve të ambasadave amerikanë dhe britanike në Beograd nuk arriti shumicën e kërkuar.

Partia e kryeministrit të Serbisë, Vojislav Koshtunica, e kundërshtoi pjesëmarrjen e vëzhguesve amerikanë dhe britanikë pasi vendet e tyre mbështesin pavarësinë për shumicën shqiptare të Kosovës.

Një anëtar i kabinetit të Serbisë e kritikoi vendimin e komisionit. Ai tha se askush nuk duhet të ndalohet të ndjekë votimet pasi zgjedhjet do të jenë të hapura dhe demokratike. //ad//

XS
SM
MD
LG