Lidhje

Shqipëri: Presidenti Topi do të vizitojë Kosovën më 25 janar


Në Shqipëri, zyra e presidentit Bamir Topi njoftoi sot pasdite se kreu i shtetit do të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare tre ditore në Kosovë. Presidenti Bamir Topi do të jetë në Prishtinë nga 25 deri 27 janari me ftesë të kryeadministratorit të Kombeve të bashkuara Joakim Ryker dhe të presidentit të porsa rizgjedhur Fatmir Sejdiu.

Kjo do të jetë vizita e parë e Presidentit Bamir Topi në Kosovë. Ai do të kryesojë një delegacion të madh prej 100 vetësh ku do të marrin pjesë anëtarë të qeverisë, përfaqësues të parlamentit si nga shumica ashtu dhe nga opozita, drejtues të pushtetit vendor dhe personalitete të njohura të jetës akademike, artit, medias dhe biznesit.

Vizita e kreut të shtetit shqiptar zhvillohet në një moment kur autoritetet e Kosovës po përgatiten për shpalljen e Pavarësisë. Tirana gjithnjë ka mbështetur pa rezerva idenë e pavarësisë duke e cilësuar atë si një zgjidhje të pashmangshme e që do të garantojë stabilitet jo vetëm në Kosovë por edhe në rajonin e Ballkanit. //ad//

XS
SM
MD
LG