Lidhje

Filmat konkurojnë pavarësisht anulimit të ceremonisë së Globit të Artë


Greva e skenaristëve, është bërë shkak për anulimin e ceremonies së çmimeve për Globin e Artë. Pritet që të dielën të jepet një konference shtypi, ku do të shpallen fituesit, pa shkëlqimin dhe pompozitetin e ceremonisë që çel sezonin e ëmimeve të kinematografisë.

Duket se kjo është e vetmja mënyrë që sindikata të detyrojë industrinë shumë milionëshe të kthejë sytë vërtetësisht nga kërkesat e skenaristëve, të cilat u lane pezull dhe në heshtje që prej 7 dhjetorit të vitit të kaluar.

E rrezikuar është dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar e planifikuar për t’u transmetuar në television në 24 shkurt. Megjithatë producenti i transmetimit televiziv të çmimeve Oskar, ka garantuar se do të ketë një program televiziv në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme të vitit të kaluar kinematografik.

Një prej mundësive për të transmetuar diçka në lidhje me këtë ceremoni, mendohet të jetë një transmetim një orësh për historikun e çmimeve Oskar. Për këtë rrjeti televizin NBC po zhvillon tratativa me producentët e çmimeve të mëdha.

Filmi “Sweeney Todd: the Demon Barber of Fleet Street” do të nis paraqitjen e tij në Japoni nga data 19 janar. Një pjesë e stafit realizues të këtij filmi, dha një konferencë për shtyp, në Tokio, përpara 600 përfaqësuesve të shtypit.

Jony Depp, regjizori Tim Burton si dhe producenti Richard D. Zanuck iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Në lidhje me anullimin e ceremonisë së çmimeve për Globin e Artë, Depp tha se ndjehej thellësisht i prekur dhe zhgënjyer, ndërsa regjizori Burtton tha në mënyrë ironike, se kjo gjë i kurseu një rrugë deri në Los Anxheles.

Filmi “Sweeney Todd” është kandidat për Globin e Artë në 4 kategori, për akorin më të mirë me Johnny Depp, për aktoren më të mirë me Bonham-Carter, për regjizorin më të mirë me Tim Burton si dhe për filmin më të mirë në kategorinë e filmave muzikorë ose komedi.

Ky film është bashkëpunimi i gjashtë mes aktorit Depp dhe regjizorit Burton. Filmi “Sweeney Todd” bazohet në një operetë. Depp interpreton Benjamin Barker, i cili burgoset pa të drejtë për 15 vjet. Ai arratiset nga burgu, dhe shfaqet në publik si një berber me emrin Sweeney Todd dhe nis të hakmerret ndaj atyre që e futën në burg padrejtësisht.

Denzel Washington është një prej aktorëve më të njohur të Hollywoodit. Në të gjitha rolet e tij, spikat aspekti inteligjent si dhe një drejtpeshim interpretativ që i bëhet personazhit. Ai ka shkëlqyer në filmat ”Cry Freedom”, ku fitoi çmimin Oskar për aktorin më të mirë mbështetës. Por ishte filmi “Glory” i cili përfundimisht e vendosi në listën e aktorëve më të njohur të Holliwoodit.

Denzel Washington ka interpretuar në filmat “Filadelfia”, “Training day”, “The Manchurian Candidate” krahas emrave të njohur si Meryl Streep dhe Ethan Hawke. Në vitin 2006 ai ka interpretuar në filmin e regjizorit Spike Lee “Inside Man” krahas Jodie Foster dhe Clive Owen. Filmi i tij i fundit është “The Great Debaters”, ku ai është aktor dhe regjizor i filmit.

XS
SM
MD
LG