Lidhje

Presidenti Bush gjatë turneut në Lindjen e Mesme viziton Bahreinin


Presidenti Bush ndodhet në Bahrein, ndalesa e dytë e turneut të tij në vendet e Gjirit Persik. Kjo vizitë synon pjesërisht të sigurojë mbështetje në përpjekjet për të frenuar ndikimin në rritje të Iranit në rajon.

Presidenti zhvilloi bisedime me mbretin Hamad bin Isa Al-Kalifa.

Zoti Bush është presidenti i parë amerikan që viziton Bahreinin, vend ku ndodhet flota e pestë e marinës amerikane.

Presidenti shkoi në Bahrein nga Kuvajti ku u takua me komandantit e lartë amerikan në Irak, gjeneralin David Petraeus dhe ambasadorin amerikan në Bagdat Ryan Crocker.

Presidenti më pas tha se nuk ka marrë ndonjë vendim për tërheqjen e më shumë trupave nga Iraku. Ai i bëri gjithashtu thirrje Sirisë të ndërpresë hyrjen e terroristëve në Irak. Presidenti i bëri thirrje Iranit të ndalë mbështetjen e militantëve dhe grupeve ekstremiste në Irak.//IB

XS
SM
MD
LG