Lidhje

Mahmud Abaz: Bisedimet izraelito-palestineze rifillojnë të hënën


Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se negociatorët izraelitë dhe palestinezë do të takohen të hënën për të filluar bisedimet mbi çështjet bazë që duhet zgjidhur për arritjen e një traktati paqeje.

Duke folur sot në Ramalla, zoti Abas tha se ekipe nga të dyja palët do të zhvillojnë bisedime për çështje që përfshijnë Jeruzalemin, refugjatët palestinezë dhe kufijtë e një shteti të ardhshëm palestinez.

Po sot, kryeministri izraelit, Ehud Olmert kritikoi vazhdimin e pranisë së paautorizuar të pikave të vëzhgimit në vendbanimet hebraike të Bregut Perëndimor. Zoti Olmert i tha një grupi aleatësh politikë se është turp që vendbanimet ende janë në këmbë megjithëse kanë kaluar 4 vjet që kur Izraeli premtoi se do t’i shembte ato.

Plani i paqes me mbështetjen ndërkombëtare i kërkon Izraelit që të ndalë ndërtimet e reja në këto vendbanime dhe të heqë pikat e vëzhgimit. Ai u kërkon njëkohësisht palestinezëve shpërbërjen e grupeve militante.//rd//

XS
SM
MD
LG