Lidhje

Kroacia i heq imunitetin deputetit Glavas, i akuzuar per krime lufte


Parlamenti i ri i Kroacisë, i cili të premten hapi sesionin e tij të parë, i hoqi një deputeti të opozitës imunitetin nën akuzat për krime lufte.

Deputetët votuan mbrëmë për t’i hequr imunitetin deputetit ultra të djathtë dhe ish gjeneralit Branimir Glavas. Por deputetët nuk e miratuan kërkesën e prokurorisë për mbajtejn e tij nën arrest gjatë pritjes së gjykimit. Ndaj gjeneralit Glavas u ngritën për herë të parë akuza për krime kundër civilëve serbë në vitin 1991.

Gjyqi i tij filloi në tetor dhe ai u rizgjodh një muaj më pas ndërkohë që ishte i burgosur. Një gjykatës e pezulloi gjyqin dhe të premten e shpalli gjeneralin Glavas të lirë sepse sipas tij, gjenerali e kishte fituar automatikisht imunitetin me formimin e parlamentit të ri. Por 24 orë më vonë, parlamenti i sapo mbledhur ja hoqi përsëri imunitetin. //rd//

XS
SM
MD
LG