Lidhje

Serbi - plan në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës


Qeveria e Serbisë ka miratuar një plan veprimesh për ta zbatuar, në qoftë se Kosova shpall pavarësinë. Ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiç, e përshkroi planin si tepër sekret dhe nuk pranoi të jepte ndonjë hollësi.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se qëllimi i planit është mbrojtja e sovanitetit dhe tërësisë territoriale të vendit, si dhe rendi kushtetues. Zyrtarët kishin thënë më parë, se përgjigja ndaj pavarësisë së Kosovës do të jetë ulja e nivelit të marrëdhënieve me vendet që e njohin në mënyrë të njëanëshme pavarësinë e shpallur nga shumica shqiptare. Ndër masat e tjera përfshihen bllokada ekonomike dhe e udhëtimeve.//lk

XS
SM
MD
LG