Lidhje

Presidenti Bush vazhdon turneun në Lindjen e Mesme


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ndodhet në Arabinë Saudite për të kërkuar mbështetje për bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, si dhe për përpjekjet amerikane për të frenuar Iranin.

Mbreti Abdullah e përshëndeti Presidentin Bush në aeroportin e Rijadit kur avioni presidencial mbërriti sot atje. Ata nuk bënë komente për gazetarët. Gjatë vizitës së tij dy ditëshe, Presidenti Bush pritet ta informojë Mbretin Abdullah për bisedimet që zhvilloi javën e kaluar me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.

Zyrtarët thonë se zoti Bush do të diskutojë gjithashtu edhe për atë, që Shtetet e Bashkuara e shikojnë si kërcënimin iranian për stabilitetin, si dhe domosdoshmërinë për më shumë liri në Lindjen e Mesme. Bisedimet e zotit Bush me udhëheqësit sauditë pritet të përfshijnë edhe shitjen e armëve.

Para se në nisej për në Arabinë Saudite, Presidenti Bush bëri edhe një vizitë të shkurtër në Dubai. Ai u tha udhëheqësve të rinj arabë, se Amerika e respekton fenë e tyre dhe kërkon bashkëpunimin me ta në interes të paqes.//lk

XS
SM
MD
LG