Lidhje

Norvegjia do të ekstradojë në Serbi një shtetas kroat


Autoritetet norvegjeze thonë se do të ekstradojnë në Serbi një shtetas kroat të dyshuar për krime lufte, pavarësisht nga kërkesa e Kroacisë që ai t’u dorëzohet autoriteteve të Zagrebit.

Damir Sireta kërkohet në Serbi nën dyshimin se kishte luajtur rol në masakrën e 200 civilëve në një fermë derrash në qytetin lindor kroat të Vukovarit në vitin 1991.

Kroacia kishte kërkuar ekstradimin e zotit Sireta nën akuzën për një vrasje të vetme.

Ministria e jashtme e Norvegjisë vendosi se Serbia kishte akuza më të rënda kundër tij.

Autoritetet norvegjeze thonë se Sireta do të ekstradohet brenda katër javësh, në rast se nuk e apelon vendimin tek mbreti i Norvegjisë. (ze)

XS
SM
MD
LG