Lidhje

Elbasan: Një i vdekur, shtatë të plagosur nga shpërthimi në fonderi 


Në Shqipëri një person humbi jetën dhe të paktën 7 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një nga fonderitë e fabrikës së hekurit në Elbasan e cila administrohet nga kompania turke Kurum.

Deri në mbrëmje vonë flitej edhe për 3 persona të zhdukur. Shpërthimi ndodhi në mbrëmje në një nga furrat e shkrirjes së hekurit. Ai dyshohet të jetë provokuar nga një predhë luftarake e cila mund të ketë qenë mes mbeturinave të grumbulluara që përdoren nga fabrika.

Xhevit Ndërgjonaj, 54 vjec u gjet i karbonizuar. Shtatë punëtorë të tjerë të turnit morrën plagë djegieje. Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë. Zjarrfikësit dhe policia që shkuan menjehërë në vendngjarje kanë kërkuar deri vonë në ambientet e dëmtuara të fabrikës edhe për tre punëtorë të tjerë që konsiderohen të zhdukur.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa nga Tirana janë nisur edhe helikopterë për të transportuar të dëmtuarit rëndë në qendrat e specializuara të kryeqytetit. Nga ana e tyre prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet. //ii

XS
SM
MD
LG