Lidhje

Presidenti Topi: Do të bëjmë gjithçka për anëtarësimin në Nato


Presidenti Bamir Topi deklaroi mbrëmë se institucionet shqiptare duhet të bëjnë gjithçka që vendi të mos humbasë mundësinë për të marrë një ftesë për anëtarësim në Nato. Komentet e tij kreu i shtetit shqiptar i bëri gjatë një pritjeje që organizoi me përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kreu i shteti shqiptar, Topi, u ndal edhe në çështjen e Kosovës.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë, zgjedhja e Presidentit dhe proçesi i krijimit të qeverisë së re të koalicionit dhanë, sipas presidentit Topi, “garancinë më të madhe se Kosova është bërë tashmë një partner i besueshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s në angazhimet e saj për të ndërtuar standardet e kërkuara të demokracisë dhe sigurisë në vend, të funksionimit të shtetit ligjor e të institucioneve të tij, si dhe të respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe përfshirjes së tyre në qeverisje.”

“Dita-ditës Kosova – shtoi presidenti Topi - po provon se është e aftë të marrë përgjegjësitë e të qenit e pavarur”. //ii

XS
SM
MD
LG