Lidhje

Kondolisa Rajs bëri një vizitë të papritur në Irak, ku vlerësoi masat për pajtimin kombëtar


Sekretarja amerikane e shtetit, Kondolisa Rajs, bëri një vizitë të papritur sot në Irak, ku vlerësoi masat e marra kohët e fundit për pajtimin kombëtar.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryqytetin irakian, sekretarja Rajs mirëpriti miratimin të shtunën nga parlamenti irakian të një ligji, i cili lejon ish anëtarët e Partisë Baath të ish-diktatorit Sadam Husein që të marrin përsëri postet qeveritare.

Zonja Rajs tha se miratimi i këtij ligji tregon se procesi i pajtimit kombëtar po përparon.

Zonja Rajs tha se tani udhëheqësit irakianë duhet ta zbatojnë ligjin si dhe të miratojnë ligje të tjera, përfshirë edhe standartet për mbajtjen e zgjedhjeve provinciale.

Gjatë qendrimit të saj të shkurtër në Bagdad, Sekretarja Rajs informoi Kryeministrin e Irakut, Nuri Al-Maliki për turneun e Presidentit Bush në Lindjen e Mesme. (ze)

XS
SM
MD
LG