Lidhje

Presidenti Bush i bën thirrje OPEK-ut të hedhë më shumë naftë në tregun botëror


Presidenti Bush u bëri thirrje vendeve të OPEK-ut që të hedhin më shumë naftë në tregun botëror në mënyrë që të ndihmojnë në uljen e kostos së energjisë.

Presidenti u tha gazetarëve, që udhëtonin me të në Arabinë Saudite se ngritja e çmimeve të naftës po dëmton konsumatorët amerikanë dhe mund të shkaktojë një ngadalsim ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti tha se do të diskutojë për çmimet e naftës gjatë raundit të dytë të bisedimeve sot me mbretin Abdullah të Arabisë Saudite. Dy udhëheqësit do të takohen në fermën luksoze të kuajve të Mbretit në afërsi të Riyadit.

Ministri saudit i naftës, Ali Naimi, tha sot se vendi i tij do të shtojë prodhimin e naftës vetëm kur kushtet e tregut ta justifikojnë një masë të tillë.

Zoti Bush përsëriti gjithashtu paralajmërimin për Iranin se do të ketë pasoja serioze nëse forcat iraniane sulmojnë anijet ushtarake amerikane në Gjirin Persik. (ze)

XS
SM
MD
LG