Lidhje

Presidenti Bush kthehet në Uashington pas turneut në Lindjen e Mesme


Presidenti George Bush po kthehet në Uashington pas turneut 8 ditor në Lindjen e Mesme, gjatë të cilit ai bëri thirrje për mbështetjen e vendeve arabe për përpjekjet e tij për paqe midis Izraelit dhe për frenimin e Iranit.

Pas bisedimeve të sotme në Egjipt me Presidentin Hosni Mubarak, zoti Bush tha se paqja mes izraelitëve dhe palestinezëve është e mundshme, sepse udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë janë të angazhuar për bashkëjetesën në paqe të dy shtetve.

Presidenti Mubarak tha se ai i mbështet përpjekjet e presidentit Bush për të arritur një marrëveshje paqeje deri në fund të vitit. Egjipti është njeri prej vetëm dy vendeve arabe që e njeh shtetin e Izraelit.

Presidenti Bush po ashtu e falenderoi Egjiptin për mbështetjen që i jep qeverisë së Libanit dhe tha se Siria dhe Irani duhet të heqin dorë nga ndërhyrja në politikat e Libanit. //iç//

XS
SM
MD
LG