Lidhje

Sonda Mesinxher e NASA-s i afrohet Mërkurit


Një sondë amerikane e Agjencisë së Hapësirës, NASA, ju afrua deri në 200 kilometra sipërfaqes së Mërkurit, duke u bërë mjeti i parë fluturues që i afrohet këtij planeti pas 33 vjetësh.

Shkencëtarët në Laboratorin e Fizikës të Universitetit Xhon Hopkins në Merilend po e vëzhgojnë me kujdes funksionimin e sondës Mesinxher. Kjo është sonda e parë që mbledh informacione rreth atmosferës dhe fushës manjetike të Mërkurit, si dhe po merr mbi 1 mijë e 100 fotografi të sipërfaqes së planetit.

Shkencëtarët thonë se me dërgimin në Tokë të të gjitha imazheve të marra nga sateliti, do të krijohet një hartë mbi përbërjen e Mërkurit. Ata presin gjithashtu që Mesinxher t’u japë përgjigje një sërë pikëpyetjeve që kanë patur për dekada me radhë shkencëtarët e NASA-s.//lk

XS
SM
MD
LG