Lidhje

Britani-Rusi, shkallëzohen i mosmarrëveshjet diplomatike

  • Sonia Pejs

Britania ka paralajmëruar Rusinë për atë që e quan, sjellje të papranueshme dhe kërcënim të punonjësve të qendrave kulturore britanike në Rusi. Paralajmërimi është pjesë e një mosmarrëveshjeje diplomatike që po shkallëzohet mes Britanisë dhe Rusisë, që daton që nga viti 2006 dhe përfshin dëbimin e disa diplomatëve rusë nga Britania vitin e kaluar.

Sekretari i Jashtëm britanik David Milliband kritikoi Moskën për vendimin e saj për të thirrur të gjithë punonjësit rusë të dy qendrave kulturore të Konsullatave Britanike për t’u intervistuar. Zoti Milliband tha se ky është një veprim “i papranueshëm”.

“Çdo kërcënim apo frikësim i zyrtarëve është sigurisht i papranueshëm”, - tha ai.

Një zëdhënëse e Konsullatës Britanike tha se punonjësit rusë në zyrat e tyre në Shën Petersburg dhe në Jekaterinburg u thirrën për t’u intervistuar nga shërbimi i brendshëm i sigurimit rus dhe më pas u vizituan në shtëpitë e tyre nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Zëdhënësja e Konsullatës tha gjithashtu se drejtuesi i zyrës në Shën Petersburg, Stephen Kinnock u ndalua në makinën e tij nga policia ruse mbrëmë dhe u morr në pyetje për disa minuta, para se t’i jepej një gjobë trafiku dhe të lirohej. Britania mbylli sot përkohësisht zyrën e Konsullatës së saj në Shën Petërsburg.

Këto janë vetëm incidentet e fundit të mosmarrëveshjeve në rritje mes Londrës dhe Moskës. Rusia këmbëngul se zyrat kulturore të konsullatave britanike në Shën Petersburg dhe Jekaterinburg janë të jashtëligjshme dhe urdhëroi mbylljen e tyre më 1 janar. Britania i mohon këto akuza dhe nuk e ka zbatuar vendimin. Përsëri Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband:

Të vetmit të humbur nga çdo sulm mbi Konsullatat Britanike janë qytetarët rusë, që kërkojnë të përdorin shërbimet e saj – një milion e 250 mijë njerëz vetëm vitin e kaluar – dhe reputacioni i qeverisë ruse. Shpresoj se ka ende kohë për rusët të gjejnë rrugën për të mbajtur punën tepër të rëndësishme kulturore që ekziston mes dy vendeve tona”, - tha ai.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Britanisë janë ftohur ndjeshëm gjatë dy vjetëve të fundit. Të dyja palët dëbuan disa nga diplomatët e njëri-tjetrit në mesin e vitit 2007 pasi Moska nuk pranoi të dorëzonte Anderi Lugovoin i cili kërkohet nga policia britanike në lidhje me vrasjen e Aleksander Litvinenkos.

Zoti Litvenenko, ish spiun rus i cili u bë më pas kundërshtar i Kremlinit, u helmua me polonium radioaktiv në Londër në vitin 2006. Britania ka zemëruar gjithashtu Rusinë, duke kundërshtuar të ekstradojë afaristin rus në mërgim dhe kritikun e Kremlinit, Boris Berezovski, i cili është dënuar nga një gjykatë ruse për mashtrime dhe përfitime financiare.//lk

XS
SM
MD
LG