Lidhje

Shqipëri: Rastet e meningjitit nuk përbëjnë rrezik

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri, autoritetet e shëndetësisë deklaruan sot se rastet e konstatuara me meningjit në ditët e para të këtij viti nuk përbejnë shkak për panik.

Në një takim me drejtuesit e Instituit të Shëndetit Publik dhe specialistë infeksionistë, Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka u shpeh se nuk ka vend për alarm, se situate është nën kontroll dhe nuk bëhet fjalë për vatra epidemike.

Frika për përhapjen e menigjitit u shfaq pas raportimit të disa rasteve në qytete të ndryshme të vendit. Mbrëmë një grua e dyhuar me meningjit humbi jetën por mjekët specialistë thanë se të paktën nga shenjat klinike, vdekja e saj nuk mund të jetë shkaktuar nga meningjiti.

Autoritetet shëndetësore megjithatë kanë deklaruar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se cdo rast i konstatuar raportohet në Institutin e Shëndetit publik, institucioni më i specializuar në vend. Në Shqipëri konstatohen cdo vit disa dhjetra raste të menigjiteve virale.//lk

XS
SM
MD
LG