Lidhje

Serbia i kërkon Këshillit të Sigurimit që të mbështesë vazhdimin e negociatave për Kosovën


Presidenti serb Boris Tadic i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të hedhë poshtë çdo shpallje të njëanshme të pavarësisë nga udhëheqësit shqiptarë të Kosovës.

Zoti Tadic i kërkoi Këshillit që të mbështesë vazhdimin e negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Presidenti serb foli dje në seancën për Kosovën ku raportoi shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pritej të fliste po dje. Ai ka thënë se Prishtina do ta shpallë pavarësinë brenda disa javësh.//kk//

XS
SM
MD
LG