Lidhje

Kryeministri grek Karamanlis do të vizitojëTurqinë


Kryeministri grek Kostas Karamanlis do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi nga fundi i këtij muaji. Zyrtarët e qeverisë greke thanë se vizita tre ditore do të fillojë me 23 janar. Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri grek në Turqi në pothuajse 50 vjet.

Zoti Karamanlis do të takohet me homologun turk, Rexhep Taip Erdohan. Kryeministri turk pati bërë një vizitë në Greqi në vitin 2004. Në nentorin e 2007-tës, Greqia dhe Turqia ndërtuan një tubacion të përbashkët nafte në afërsi të lumit Evros që ndan të dy shtetet. Greqia dhe Turqia kanë qënë kundërshtarë tradicionalë duke ju afruar shumë luftës mbi territoret e debatuara në detin Egje dhe ishullin e Qipros.//lk

XS
SM
MD
LG